Po ndihmonte një qytetar, policia sulmon me spraj Flor Binajn
🇬🇧 Read in EnglishNjë incident i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku efektivët e policisë kanë përdorur spraj me piper ndaj aktorit Florjan Binaj, në momentin kur ai po i vinte në ndihmë një qytetari në trotuar.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Binaj përballet me sprajin e përdorur nga efektivët, ndërsa në atë çast nuk duket të jetë i përfshirë në ndonjë përplasje me forcat e rendit.
Pas incidentit, një qytetar afrohet për ta ndihmuar, duke i dhënë ujë me një shishe për t’i lehtësuar shqetësimin e shkaktuar nga spraji.
Ngjarja vjen në një moment kur protesta kombëtare e 28 Nëntorit është përshkallëzuar në disa zona të kryeqytetit, me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Forcat e rendit kanë përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e turmës, ndërsa tensionet vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



