VIDEO/ Me flamurin kuq e zi mbi to, protestuesit vendosen përballë policisë me mburoja artizanale prej hekuri
28/11/2026 15:38
Një taktikë e re është përdorur nga protestuesit gjatë përballjes me forcat e policisë në kryeqytet.
Disa prej tyre kanë improvizuar mburoja prej hekuri, mbi të cilat kanë vendosur flamurin kuq e zi, duke i mbajtur përpara trupit.
Protestuesit janë rreshtuar me këto mburoja përballë kordonit të policisë, në një tjetër formë përballjeje pas përdorimit të molotovëve, gurëve dhe fishekzjarrëve gjatë tubimit.
Top Channel