Situata para godinës së Ministrisë së Bujqësisë po tensionohet, ndërsa protestuesit tentojnë të futen në ambientet e brendshme të institucionit. Pavarësisht se dera e hyrjes është e mbyllur me një barrierë hekuri, protestuesit nuk po ndalen, duke vijuar përpjekjet për të hyrë në godinë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme.

