E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Përkeqësohet situata në Tiranë: 19 të lënduar, 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues
Flash

Përkeqësohet situata në Tiranë: 19 të lënduar, 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues

🇬🇧 Read in English

Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vijon të shoqërohet me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa bilanci i të lënduarve është rënduar më tej.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, gjithsej 19 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, mes tyre gjashtë efektivë policie, katër përfaqësues të medias dhe nëntë protestues.

Nga të dhënat zyrtare, 17 persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës: pesë efektivë policie, katër punonjës të medias, njëra prej tyre shtetase e huaj, si dhe tetë protestues.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë ndihmë mjekësore edhe një efektiv policie dhe një protestues.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të gjithë 17 personat e paraqitur në Spitalin e Traumës janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Përplasjet janë regjistruar në disa zona të kryeqytetit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës, spraj me piper dhe autobotë me ujë me presion, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë, gurë dhe fishekzjarrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.