E shtunë, 28 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Homazhe në nderim të Adem Jasharit, udhëheqësit e Kosovës vlerësojnë figurën e komandantit legjendar

Homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij janë zhvilluar në Prekaz, ku përfaqësues të institucioneve të Kosovës, veteranë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve kanë përkujtuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu së bashku me zyrtarë të tjerë kanë kryer homazhe pranë varrit të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Ajo theksoi rëndësinë historike të Prekazit dhe sakrificën e familjes Jashari, duke kujtuar se 28 Nëntori përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar.

Reklamë

“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë. Adem Jashari qysh herët e nisi angazhimin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e Kosovës. As ai, as familja Jashari, burra e gra bashkë, nuk u dorëzuan. Ata rezistuan, prandaj edhe ne përjetë jemi atyre mirënjohës dhe pikërisht rezistenca e tyre bëri që radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtohen”, ka shtuar ajo.

Edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e quajti Prekazin të shenjtë për shqiptarët, duke theksuar se ai mbetet pikënisje e kujtesës historike, sakrificës dhe lirisë së Kosovës.

“Në këtë vend, i cili është vendi i shenjtë i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë dhe ku është pikënisja e secilit aktivitet i cili lidhet me historinë tonë, me lirinë tonë edhe me të ardhmen e kombit tonë. Për shkak se ai që harron historinë, harron edhe të ardhmen që ka për të ndërtuar”, tha Gërvalla.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar kujtimin e Adem Jasharit përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Rama shkroi se, ashtu si çdo vit, kjo ditë është një moment për të kujtuar me respekt komandantin legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.