Situata e tensionuar e protestës së 28 Nëntorit është zhvendosur edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku është hedhur gaz lotsjellës, duke mbuluar me tym zonën përreth godinës.
Siç duket dhe nga foto, tymi ka përfshirë edhe hapësirat pranë selisë blu, në një moment kur brenda dhe përreth saj ndodheshin persona.
Hedhja e gazit në këtë zonë vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.













