Gazi lotsjellës dhe uji ndaj qytetarëve nuk kanë të ndalur. Gazetari Flavio Qarri, në raportimin për Syri TV nga Sheshi Skënderbej, raporton se policia po vijon ndërhyrjen ndaj protestuesve, ndërsa është hedhur sërish gaz lotsjellës edhe përmes dronëve.
Përdorimi i gazit në këtë mënyrë ngre pikëpyetje serioze për shkeljet ligjore dhe përgjegjësinë penale për rrezikimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
© SYRI.net