LAJMI I FUNDIT/ Shpërthim molotovi në sheshin Skënderej, protestuesit përdorin lazerë në drejtim të policisë
28/11/2026 16:11
Situata në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” është tensionuar, pasi protestuesit kanë përdorur molotov dhe lazerë në drejtim të efektivëve të Policisë.
Gjatë protestës janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke rritur tensionet në zonën e sheshit.
Përveç hedhjes së bombave molotov, protestuesit kanë drejtuar edhe rreze lazeri në drejtim të policisë.
Protesta vijon të jetë e tensionuar, ku raportohet për incidente.
Top Channel