Kronikë
Protesta kombëtare në Tiranë, policia shoqëron 10 persona
Të paktën 10 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve gjatë protestës kombëtare të zhvilluar në Tiranë, në Ditën e Pavarësisë.
Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës.
Gjithashu si pasojë e përplasjeve, 6 efektivë policie, 9 protestues dhe 4 përfaqësues të medias u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të lënduarit janë në gjendje stabël dhe koshientë.
Një prej përfaqësuesve të medias, sipas të dhënave, është shtetase e huaj.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




