Dëbora e parë mbulon Shebenikun, fshati Fushë Studa bëhet gati për turistët dimërorë
28/11/2026 16:17
Dëbora e parë ka zbardhur zonat malore të qarkut të Elbasanit, duke sjellë pamje dimërore në një prej destinacioneve më të bukura natyrore të vendit.
Reshjet kanë mbuluar me dëborë Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa temperaturat e ulëta kanë krijuar atmosferën e parë të dimrit në këtë zonë.
Edhe fshati turistik i Fushë Studës është duke u bërë gati të mirëpresë vizitorët që zgjedhin destinacionet malore për të shijuar peizazhet dimërore.
Top Channel