Ndoshta është keqmenaxhim i organizatorëve të garës, ose ndoshta e vështirëson moti me shi, por mund të ketë edhe shumë arsye të tjera. Megjithatë pamjet që vijnë nga Shkodra, në fillim të ndeshjes Vllaznia-Laçi, janë shumë të trishta.
Tifozët në stadiumin Loro Boriçi, konkretisht në tribunën përballë, numërohen me gishtat e dorës. Dhe kjo ndodh në një stadium që historikisht ka patur numrin më të lartë të tifozëve në kampionatin shqiptar. Bashkë edhe me skuadrat e kryeqytetit.
Siç e thonë edhe tifozët në Shkodër: Vllaznia është më shumë se klub. Mirëpo vitet e fundit është e vështirë të përligjet e më së shumti edhe sot.
Fakti që është ditë feste, Pavarësia e Shqipërisë, protesta, moti me shi dhe i ftohti në qytet janë disa prej arsyejeve se përse ‘Loro Boriçi’ është në këtë gjendje. Megjithatë për kë luhet ky futboll?
-
Dikur nuk ka pasë vend me ndejë as në murë.!!! Nuk mbahet mend që Vllaznia të ketë humbur një ndeshje në Shkoder!!! Edhe kur ka ba ndonjëherë gol ekipi kundërshtarë,s'baj mend të ketë brohoritur kush. Këto dhe të tjera kanë ndodhë se Vllaznia ka kenë VLLAZNI!
Përgjigju











Komente
Komento