VIDEO/ Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në shesh, policia përdor presion uji, vijon e tensionuar situata

28/11/2026 16:37

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit nuk janë larguar nga sheshi dhe vijojnë të qëndrojnë përballë forcave të Policisë.

Gjatë zhvillimeve të fundit, Policia ka përdorur autobotin me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, një pjesë e protestuesve vijojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa tensionet mes palëve nuk janë qetësuar.

Protesta është shoqëruar më herët me përplasje, hedhje molotovësh dhe përdorim të lazerëve në drejtim të efektivëve të Policisë.

Top Channel