Një studim i ri shkencor ka dokumentuar përhapjen dhe zgjerimin e çarjeve në nëntë platforma të mëdha akulli në Antarktidë gjatë 25 viteve të fundit, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e tyre dhe ndikimin në rritjen e nivelit të detit. Hulumtimi i publikuar në revistën ‘Earth System Science Data’ bazohet në imazhe satelitore të periudhës 1999-2024. Përmes 170 hartave me rezolucion të lartë, studiuesit kanë ndjekur zhvillimin e çarjeve në nëntë platforma të mëdha akulli. Ndryshimet më të mëdha janë konstatuar në platformat Pine Island, Thëaites dhe Scar Inlet, ku çarjet janë zgjeruar dhe dëmtimet sipërfaqësore janë shtuar. Veçanërisht shqetësues është rasti i akullnajës Thëaites, e njohur edhe si ‘Akullnaja Apokaliptike’, ku dëmtimet në pjesë të ndryshme të saj vazhdojnë të përparojnë.