Sport

Eliminim i hidhur në MLS, Columbus Crew nxjerr jashtë Inter Miamin e Messit!

Inter Miami i Lionel Messit i ka dhënë fund aventurës në play-Off e MLS-së, pasi është eliminuar nga Columbus Crew.

Skuadra e yllit argjentinas nuk arriti të përmbysë disavantazhin e krijuar në takimin e parë, duke pësuar një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin minimal 1:0 në transfertë.

Pas disfatës së rëndë 3:0 në ndeshjen e parë, Inter Miami kishte nevojë për një përmbysje të madhe, por planet e Messit dhe shokëve të tij u shuan në minutat shtesë.

Ishte minuta e 92-të kur Columbus Crew gjeti rrugën drejt rrjetës, duke vulosur fitoren 1:0 dhe eliminimin e kampionëve në fuqi.

LEXO EDHE: “Premier League” e ashpër me Mançester Sitin: Pronarët të shesin klubin si ndëshkim për mashtrimet

Kështu, Columbus Crew siguron kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Inter Miami largohet nga gara për titullin, pas një eliminimi që vështirë se ishte parashikuar nga tifozët e skuadrës së Messit.

LEXO EDHE: I hapet rruga për herë të parë, Mesi dhe Ronaldo mund të bashkohen më në fund në një skuadër

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.