Gazetari Çim Peka ka reaguar pas sulmit të policisë ndaj grupit të SYRI TV gjatë ditës së sotme, ku operatori Ardian Muka është dëmtuar rëndë, ndërsa gazetari Elkjer Bushkolaj është goditur.
Peka shkruan se, pavarësisht dhunës, gazetari Bushkolaj nuk heq dorë nga raportimi dhe po kthehet nga spitali në bulevard për të vijuar punën.
Dëmtimet ndaj operatorit janë të rënda. Elkjeri, nga ana tjetër, është goditur, por nuk heq dorë.
Ndërsa ne po identifikojmë banditët e policisë. Ata nuk e dinë se Rama po i përdor edhe sot e nesër, derisa të mbyllë pazarin e tij e të largohet… Por ne e dimë’, shkruan Peka në reagimin e tij .
Reagimi i gazetarit Çim Peka:
Sulm barbar mbi grupin e SYRI TV sot.
Dëmtimet ndaj operatorit janë të rënda. Elkjeri, nga ana tjetër, është goditur, por nuk heq dorë.
Nga spitali po kthehet sërish në bulevard për të raportuar.
Ndërsa ne po identifikojmë banditët e policisë. Ata nuk e dinë se Rama po i përdor edhe sot e nesër, derisa të mbyllë pazarin e tij e të largohet… Por ne e dimë.
Rama do të ikë jashtë. Bandat nga Zona e Parë Operative (Tepelena), me uniformë, nuk do të mund të marrin azil.
Do të kujdesemi…
© SYRI.net
‘Terroristat e Ramës’ i dhunojnë me gaz e ujë, protestuesit s’tërhiqen nga sheshi ‘Skënderbej'
AGSH dënon goditjen me ujë me presion të ekipit të SYRI TV nga Policia e Shtetit: U cënua siguria e punonjësve të medias
Bardhi: Rama me mendësi terroriste urdhëroi dhunën e qytetarëve Ditën e Flamurit! E turpshme dhe e papranueshme