Ashtu sikurse kishin bërë thirrje në rrjetet sociale që në fillim të muajit për protestë kombëtare, protestuesit u mblodhën këtë 28 Nëntor në Sheshin Skënderbej. Mes qytetarëve nga Shqipëria dhe Diaspora mbizotëronin ngjyrat kuqezi, me veshjet dhe flamujt që mbanin në duar. E njëjta panoramë ishte edhe nga radhët e Policisë, që ishte kujdesur të vishte me simbolin tonë kombëtarë autobotët me ujë.