MotoGP në Valencia/ Bezzecchi i mohon Marc Marquez pole positionin e fundit të karrierës, italiani do të niset i pari Marco Bezzecchi dominoi Garën Sprint të Valencias në fundjavën e fundit të Botërorit të MotoGP. Ishte një garë e turbulluar dhe me polemika që nisi me thuajse gjysmë ore me vonesë për shkak të një problemi teknik me semaforët, ndërkohë që motorët e disa pilotëve filluan të nxjerrin tym dhe ai që e pësoi më keq ishte Ducati i Marc Marquez.
Kampioni i saposhpallur i botës, u desh të zbriste me shpejtësi për shkak të një flake dhe drejtuesit e garës pas kaosit vendosën të penalizonin pilotin spanjoll me dy xhiro. Me të nisur gara, Bezzecchi mori menjëherë kryesimin e garës dhe nis shkëputjen nga kundërshtarët e tiuj, Marquez përpiqet të luftojë me Jorge Martin, ndërsa Raul Fernandez u bë viktimë e një rrëzimi.
Në xhiron e pestë nis procedura e penalizimit të Marquez që kompromenton totalisht garën e tij me spanjollin që u rikthye në pistë në vendin e 14. Edhe Aldeguer u bë protagonist i një rrëshqitjeje dhe kështu Marquez u detyrua të kënaqej me vendin e 13.
Ndërkaq, Marco Bezzecchi e kaloi i pari vijën e finishit duke lënë pas Jorge Martin në të dytin dhe Enea Bastianini në të tretin. Me këtë sukses piloti italian i Aprilias, kalon shokun e tij të skuadrës Martin në renditjen e përgjithshme duke i marrë vendin e dytë me 1 pikë më shumë në duelin me të për titullin e nënkampionit të botës.
Top Channel