Kronikë
Sheshi “Skëndërbej” i mbuluar nga tymi! Policia tenton të shpërndajë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
Vazhdon të jetë e tensionuar situata në protestën kombëtare e thirrur në 114-vjetorin e Pavarësisë.
Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zonat kryesore të kryeqytetit.
Në sheshin “Skëndërbej” Policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë, për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë që zona është e “pushtuar” nga tymi.
Reklamë
Kujtojmë se protesta ka nisur që prej mëngjesit të kësaj të shtune.
Gjatë tubimit nuk kanë munguar as përplasjet, hedhje molotovësh dhe përdorim të lazerëve në drejtim të efektivëve të Policisë.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




