10 persona të shoqëruar nga policia pas përplasjeve në protestën e 28 Nëntorit

28 Nëntor 2026 | 17:03

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në vijim të protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë.

Sipas policisë, disa prej protestuesve, të cilët mbanin fytyrën të mbuluar, janë përfshirë në akte vandalizmi dhe në sulme ndaj efektivëve dhe institucioneve.

Pas tensioneve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lëvizja e protestuesve është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”. Një pjesë e tyre ndodhet gjithashtu në zonën pranë Parlamentit.

Shoqërimet janë kryer ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në disa pika të kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë përplasjet në sheshin “Skënderbej”, protestuesit hedhin molotovë drejt autobotëve, raportohet për plumba gome

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, pas ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë,...
16:15 | 28/11/2026

Një person rrëzohet në sheshin “Skënderbej” gjatë protestës, qytetarët i japin ndihmën e parë

Një person është rrëzuar në tokë në sheshin “Skënderbej”, gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Pamjet tregojnë personin të shtrirë në shesh, ndërsa...
16:02 | 28/11/2026

Tensione pranë selisë së PD-së dhe Xhamisë së Namazgjasë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Tensione të tjera janë regjistruar pranë Xhamisë së Namazgjasë, në zonën pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Nga...
15:54 | 28/11/2026