AKTUALITET

Plagoset një efektiv policie gjatë përplasjeve në sheshin “Skënderbej”, transportohet me ambulancë në spital

17:05 - 28.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve të regjistruara në sheshin “Skënderbej”.

Në pamjet nga vendngjarja shihet momenti kur efektivi rrëzohet dhe kolegët e tij i afrohen menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Më pas, polici është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e plagosjes apo gjendjen e tij shëndetësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.