Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mos u bëni mish për top të askujt”, Zylfie Haklaj kujton ngjarjet e vitit 2000 në Tropojë dhe bën thirrje për kujdes

    Dëbora e parë zbardh Shebenikun dhe Fushë Studën, mbërrin atmosfera dimërore në Elbasan

    19 të lënduar nga protesta e 28 Nëntorit, mes tyre 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Mos u bëni mish për top të askujt”, Zylfie Haklaj kujton ngjarjet e vitit 2000 në Tropojë dhe bën thirrje për kujdes
    Aktualitet

    “Mos u bëni mish për top të askujt”, Zylfie Haklaj kujton ngjarjet e vitit 2000 në Tropojë dhe bën thirrje për kujdes

    November 28, 2026

    Zylfie Haklaj, pjesë e familjes Haklaj, ka reaguar përmes një mesazhi publik në prag të 28 Nëntorit, duke bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe përplasjeve politike. Në reagimin e saj, ajo ka rikthyer në vëmendje ngjarjet e rënda të ndodhura në Tropojë në nëntor të vitit 2000.

    Haklaj kujton 28 nëntorin e vitit 2000 si një plagë të rëndë për Tropojën, si dhe vrasjen e Ylli Haklajt më 3 dhjetor të po atij viti. Ajo thekson se drejtësia e vonuar nuk duhet të kthehet në drejtësi të harruar dhe se këto ngjarje vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

    “Drejtësi e vonuar nuk duhet të bëhet kurrë drejtësi e harruar. 28 nëntori 2000 mbetet një plagë e rëndë për Tropojën. Ngjarjet e dhunshme të asaj dite dhe vrasja e Ylli Haklajt më 3 dhjetor 2000 janë pjesë e një historie që ende kërkon drejtësi. Sot, përballë retorikës së ashpër politike, lind frika se Shqipëria mund të përjetojë një tjetër nëntor të zi. Prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që përplasjet politike të prodhojnë viktima të reja”, shprehet ajo.

    Duke iu referuar klimës së tensionuar politike, Zylfie Haklaj shpreh shqetësimin për rrezikun e përsëritjes së tragjedive të së kaluarës. Ajo u bën apel qytetarëve të mos bëhen pjesë e konflikteve politike dhe të mos sakrifikojnë jetën për interesa pushteti.

    “Mos u bëni mish për top të askujt”, është thirrja e saj, ndërsa në vijim përcjell edhe një mesazh për bashkimin dhe kujtesën historike:

    “Mos u bëni mish për top të askujt. Mos lejoni që politika t’ju përçajë, t’ju vërë kundër njëri-tjetrit dhe t’ju marrë jetën për interesa pushteti. Ismail Qemali ishte një dhe i tillë do të mbetet. Flamuri ynë nuk është simbol i gjakut, por i lirisë dhe bashkimit. Historia përsëritet kur tragjeditë harrohen dhe drejtësia vonon. Tropoja nuk harron, Shqipëria nuk duhet të harrojë. 28 nëntori është ditë e flamurit, jo ditë e gjakut”, përfundon ajo.

    Berisha protesta tropoje Zylfie haklaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mos u bëni mish për top të askujt”, Zylfie Haklaj kujton ngjarjet e vitit 2000 në Tropojë dhe bën thirrje për kujdes

    November 28, 2026

    Dëbora e parë zbardh Shebenikun dhe Fushë Studën, mbërrin atmosfera dimërore në Elbasan

    November 28, 2026

    19 të lënduar nga protesta e 28 Nëntorit, mes tyre 6 policë, 4 gazetarë dhe 9 protestues

    November 28, 2026

    Balla për efektivin që u përfshi nga flakët gjatë protestës: Kjo është tentativë për vrasje!

    November 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.