Qytetari konfrontohet me Arlind Qorrin dhe Redi Muçin: Ku të punon gruaja ty?

Aktualitet

Publikuar: 28/11/2026

Qytetari konfrontohet me Arlind Qorrin dhe Redi Muçin: Ku të punon gruaja ty?

Një qytetar është konfrontuar me kreun e lëvizjes “Bashkë” Arlind Qorri dhe deputetin Redi Muçin, gjatë disa momenteve tensioni në fillim të protestës.

Në videot që qarkullojnë në internet, qytetari shihet teksa u afrohet dy organizatorëve të protestës dhe i pyet përse nuk e denoncojnë edhe Sorosin.

“Pse nuk e përmend Sorosin ti? Ti, pse nuk e përmend Aleks Sorosin. Ti që del me ministrin grek të Financave. Ku të punon gruaja ty?”, dëgjohet teksa e pyet ndër të tjera Qorrin qytetar i revoltuar.

Më pas ndërhyn edhe deputeti Muçi, i cili tenton ta largojë qytetarin nga grupi i protestuesve.

Mes aktivistëve të Lëvizjes Bashkë dhe Partisë Demokratike në veçanti ka pasur përplasje edhe më herët, ndonëse nuk dihet nëse qytetari ishte mbështetës i PD-së.