Aktualitet Art & Kulturë Celebrities Film & Tv

“Pak traditë, pak festë dhe shumë dashuri”/ Si e festuan personazhet e njohur shqiptarë Ditën e Flamurit

Festat e Nëntorit kanë sjellë një mori urimesh në rrjetet sociale edhe nga personazhet e njohur të ekranit dhe muzikës shqiptare, të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre mesazhe dhe fotografi me simbolet kombëtare.

Me mesazhe patriotike, fotografi me veshje tradicionale dhe urime të veçanta familjare, ata kanë festuar 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Disa prej tyre kanë zgjedhur të përcjellin mesazhe për dashurinë ndaj atdheut dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, ndërsa të tjerë e kanë festuar këtë ditë pranë familjeve të tyre.

Elvana Gjata ka publikuar në Instagram një fotografi artistike me motive kombëtare, ku shfaqet e veshur me një kostum me qëndisje të arta dhe e rrethuar nga shqiponja. Këngëtarja ka përcjellë një mesazh për bashkimin e shqiptarëve, duke bërë thirrje për më shumë dashuri dhe mirënjohje ndaj trashëgimisë kombëtare.

“Gëzuar ditën e krenarisë sonë kombëtare! Ditën e Shqipërisë, ditën e shqiptarëve, ditën e shqiptarisë!

Zoti na bekoftë me dashuri e të na ruajë nga çdo ndasi. Na dhëntë forcë e besim në atë që jemi, krenari për atë që përfaqësojmë, mirënjohje e dashuri për atë që kemi trashëguar dhe përkushtim për atë që do t’u lëmë brezave.

Gjithmonë e më shumë dashuri për njëri-tjetrin e për gjithçka që na bën shqiptarë!

Shqiptar! Krenar!”, shkruan Elvana.

Ndërkohë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë zgjedhur ta përcjellin urimin për festat e nëntorit përmes një seti fotografik familjar. Çifti, së bashku me vajzën e tyre, janë shfaqur me veshje tradicionale shqiptare, në një ambient të dekoruar me elemente të kulturës dhe traditës sonë.

“Pak traditë, pak festë dhe shumë dashuri. Gëzuar 28-29 Nëntorin!”, shkruan Kiara krahas fotografive të publikuara në Instagram.

Edhe reperi Noizy iu bashkua urimeve për Ditën e Pavarësisë. Ai publikoi në InstaStory një imazh simbolik me ngjyrat kuqezi dhe shqiponjën dykrenare, krahas mesazhit “Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”, duke përcjellë kështu urimin e tij për festën kombëtare.

Për Dafina Zeqirin, 28 Nëntori është një festë e dyfishtë. Përveç Ditës së Pavarësisë, këngëtarja feston edhe ditëlindjen e nënës së saj, së cilës i ka kushtuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale.

“28.11. Një ditë krenarie, rrënjësh e dashnie. E po ashtu, ditëlindja e gruas që m’i dha krejt. Urime ditëlindjen nana jem”, shkruan Dafina, krahas fotografisë së nënës së saj.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.