Policia nuk kursen as të moshuarin, e përplas në tokë me ujë me presion

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2026, 17:24

Pamje shqetësuese vijnë nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, ku një i moshuar është përplasur në tokë pasi është goditur nga uji me presion i autobotit të policisë.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania shihet momenti kur i moshuari, i cili po protestonte, goditet nga rryma e ujit dhe rrëzohet në tokë.

Menjëherë pas kësaj, disa të rinj afrohen për ta ndihmuar. Ata e ngrenë nga toka dhe e shoqërojnë drejt një zone më të sigurt, larg presionit të ujit.

Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si u përdor autoboti i ujit ndaj protestuesve, veçanërisht kur mes tyre ndodhen edhe persona të moshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit