VIDEO/ Policia po e përdorte në tubim, protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronin e efektivëve Situata në protestën në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës në shesh, duke detyruar disa protestues të largohen nga zona e përplasjes.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa protestues që janë futur në ambientet e një librarie pranë sheshit, pasi kanë shfaqur shqetësime për shkak të gazit lotsjellës.
Përdorimi i gazit ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe shqetësime te personat e pranishëm në zonë, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar strehim në ambientet e bizneseve përreth.
Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Top Channel