Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të mbetet e tensionuar. Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona është mbuluar nga një re e dendur gazi lotsjellës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë sasi të mëdha tymi që kanë mbuluar hapësirën, duke krijuar vështirësi në zonën e sheshit.

Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar edhe disa persona. Situata në shesh vijon të jetë e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë zhvillimi i protestës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: