Rezultat historik në Bundesligë, plot 9 gola të shënuar vetëm në një ndeshje (video)

28 Nëntor 2026
17:37
Telesport
back button

Një rezultat aspak i zakontë ka ndodhur sot në Bundesligë, ku Paderborn ka fituar 8-1 ndaj Schalke 04, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të. Paderborn rikthehet te fitorja pas tre javësh dhe e bëri këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke shënuar plot 8 gola.

Vlen për t’u përmendur tregolëshi i Stefano Marino, sulmuesit 22-vjeçar gjerman. Golin e vetëm për miqtë e shënoi algjeriani Adil Aouchiche. Duhet theksuar edhe perfomanca tejet e dobët e Loris Karius, lojtarit me notën më të ulët në këtë takim dhe padyshim fajtor në disa prej golave të pësuar.

Pas kësaj fitoreje spektakolare, Padeborn ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Schalke 04 mbetet në vendine 16-të me 7 pikë, në një situatë tejet delikate.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit