Ka shkuar në 19 numri i personave të plagosur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.
Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar.
Mes tyre janë 5 efektivë policie, 4 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe 8 protestues.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur edhe dy persona të tjerë të lënduar: 1 efektiv policie dhe nprotestues.
Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në Spitalin e Traumës janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.a.b




