Protestuesit mblidhen sërish në shesh, efektivët pozicionohen në zona të ndryshme, hidhet gaz lotsjellës me dronë dhe ujë me presion Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, ku efektivët kanë ndërhyrë për të shoqëruar një prej pjesëmarrësve në protestë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur disa efektivë tentojnë të marrin me vete protestuesin, ndërsa persona të tjerë ndërhyjnë për ta penguar shoqërimin e tij, mes tyre një grua dhe një djalë tjetër.
Situata është tensionuar më tej, teksa Policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të personave që po përpiqeshin të ndalonin ndërhyrjen e efektivëve.
Ndërkohë, situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.
Top Channel