Vllaznia dhe Laçi e mbyllën në barazim pa gola përballjen e parafundit të javës së 13-të të Abissnet Superiores. Në “Loro Boriçi”, shkodranët patën disa mundësi të mira për të shënuar, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa kurbinasit u treguan të rrezikshëm edhe në sulm dhe në pjesën e dytë patën një rast të artë për të marrë avantazhin.
Vendasit e nisën ndeshjen me pretendime dhe Bardhi provoi me një goditje të fortë nga e djathta në minutën e 21-të, por Biba ishte në pozicion dhe kontrolloi topin. Vllaznia iu afrua golit në minutën e 33-të, kur Latifi, pas një goditjeje dënimi, goditi me kokë dhe topi përfundoi në shtyllë. Katër minuta më vonë, Kurti lëshoi një predhë nga distanca, por Jukaj reagoi mirë, duke devijuar topin në traversë.
Në minutën e 44-t, Murataj tentoi me një gjuajtje tokazi, por Biba e dërgoi topin në këndore. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Laçi e nisi më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të pati një mundësi të jashtëzakonshme pas goditjes së këndit, por lojtarët kurbinas nuk arritën të devijonin topin drejt rrjetës, ndërsa Gurishta shpëtoi Vllazninë në vijën fatale.
Shkodranët reaguan dhe Qato shpërdoroi një mundësi të artë në minutën e 56-të, duke gjuajtur mbi traversë nga një pozicion i favorshëm. Vllaznia vijoi presionin, por Jukaj ndali Traoren, ndërsa Kalaj nuk arriti të shfrytëzonte një tjetër mundësi pas goditjes së këndit.
Në minutën e 71-të, Biba bëri një devijim vendimtar pas një goditjeje me kokë, ndërsa një minutë më vonë Ara goditi nga distanca, topi u devijua dhe përfundoi në shtyllë.
Në fund, rrjetat mbetën të paprekura dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në një sfidë me shumë raste, por pa efikasitet përpara portës.
© SYRI.net
Panik në nisjen e garës Sprint në Valencia, merr flakë motori i Marc Marquez
Renditja e Superiores, gara për kreun bëhet më e fortë dhe fundi i tabelës ngjeshet
Manchester United turpërohet në ‘Old Trafford’, Brentford e mposht 4-0 dhe e lë në zonën e rëniesBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: