Bayern Munich është në krizë dëmtimesh dhe rezultatesh. Skuadra e drejtuar nga Kompany mori barazimin e tretë në 4 ndeshjet e fundit këtë fundjavë në Bundesligë, teksa u ndal 0-0 në transfertën e Hamburg-ut.
Si të mos mjaftonte rezultati dhe dëmtimesh e shumta në javët e kaluara, këtë të shtunë Bayern humbi edhe dy futbollistë të tjerë. Fillimisht Lenart Karl e më pas Laimer, të cilët iu shtuan listës së gjatë të dëmtimeve të përbërë nga Harry Kane, Olise, Musiala, Saibari, Gnabry, Nauer dhe Davies.
Sa i takon rezultateve ky barazim erdhi pas humbjes në Champions League kundër Lille, duke e zhytur Bayern-in gjithashtu në krizë edhe në këtë aspekt. Dortmund-i do të ketë mundësinë të krijojë distancë më të gjatë në krye të Bundesligës.
Rezultati më i veçantë këtë javë në kampionatin gjerman ishte fitorja poshtëruese 8-1 e Paterborn kundër Schalke-s.







Komente
Komento