Analisti dhe gazetari Ben Andoni ka komentuar protestën e fundit në kryeqytet, duke vënë theksin te pjesëmarrja e lartë dhe mesazhi që, sipas tij, qytetarët përcollën përmes këtij tubimi.
Ai u shpreh se masiviteti i protestës duhet të shërbejë si një sinjal për qeverinë, ndërsa vlerësoi se zgjidhja për situatën aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme.
PJESË NGA BISEDA
Ben Andoni: Unë kam qenë deri në mesditë atje, vërtet ka qenë masive, të paktën në pjesëmarrje. T’i shikoje fasha të ndryshme shoqërore, t’i shikoje mosha të ndryshme, t’i shikoje, të paktën sa mund të gjykohet nga jashtë, nga kategori sociale të ndryshme, dhe po mendoj që ishte masive. Kuptohet pastaj mbas një farë kohe ajo mori trajtën e zakonshme të protestës, e cila përfshin brenda elementë goditës, dhe aty pastaj filloi kjo pjesa ku ne, të paktën nga kronikat edhe nga kronikat tuaja, ndjekim vetëm përballjen e policisë me, të themi inercinë e protestës. Ajo që duhet dalluar sot ishte që masiviteti ishte jashtëzakonisht i madh. Kur mendon simbolikën e ditës, që është dita e pavarësisë, po mendoj që ky duhet të jetë një lexim shumë i madh për qeverinë, se paçka gjërave që i veshën protestës ose edhe përçarjes së tyre ose individëve që kanë filluar të mendojnë për grupime politike, po pa qenë të gjithëpërfshirë me protestën, masiviteti i protestës duhet të fillojë të lexohet realisht, sepse vendi jonë nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet të ketë një lloj përgjigje, duhet të ketë një lloj marrje përgjegjësie. Po mendoj që zgjidhja më normale për Shqipërinë në këto kushte është që vendi jonë duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme.
Pra mendoni që kjo është zgjidhja që mund të ofrojë politika?
Ben Andoni: Po, po, po. Të vetmen gjë që u ka ngelur. Por fati i keq është dhe ju e dini mirë që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë një tandem politik i cili nuk përçahet lehtë, paçka se Partia Demokratike në javët e fundit ka aksionin e vet në protestë. Kjo duket ndoshta edhe në ashpërsinë e protestës, por edhe në mobilizimin e Partisë Demokratike. Por fati i tyre i keq është se protesta, filli i protestës nuk e do as Partinë Demokratike, as Partinë Socialiste. Dhe ky është fati i keq tani edhe për protestën vetë, për arsye që të dyja këto parti, me fuqinë shumë të madhe që kanë në parlament, e pengojnë çdo iniciativë normale që kjo energji popullore, ky kundërshtim popullor të marrë përgjegjësi. Dhe ky kundërshtim popullor ka nevojë për një përgjegjësi. Ka nevojë për një përgjegjësi të mirë që neve t’i shpëtojmë edhe këtyre skenave ku sot duhet të ishte një ditë hareje dhe gëzimi, dhe në fakt po kthehet në ditë të tillë domethënë.
E shikoni si një mundësi le të themi për të garuar në këto zgjedhje edhe lëvizjen e re e cila synon që të kthehet në parti politike? Mendon se do ia arrijë?
Ben Andoni: Patjetër. Po unë mendoj që protesta duhet të kalonte njëherë në lëvizje dhe nga lëvizja duhet të shndërrohesh në forcë politike. Por po ta keni parë me kujdes, për këtë personalisht më mungon informacioni i duhur. Shikoj që nga përpjekjet për t’u bërë parti të vogla duket që ka një angazhim të politikës për ta përçarë protestën. Dhe paçka çfarë thonë të dyja forcat dhe që akuzojnë njëra-tjetrën, duket që duan t’ia ulin atë vrullin, duan t’ia ulin atë shpirtin kësaj proteste nëpërmjet këtyre organizimeve të vogla. Megjithatë sot ato treguan që ishin asgjë, sepse protesta ishte mbi to domethënë, mbi çdo lloj grupimi që ka shpallur formimin tani e të tjerë. Dhe ju thoni me të drejtë duhet të nxirrte kandidat, patjetër, vetëm që tani ata duhet të fillonin të adresonin problemet e Tiranës dhe mbi të gjitha një grup organizatorësh që duhet të merret me nxjerrjen e një kandidati…










