Vllaznia, trajneri Laszlo: Barazimi, rezultati më i drejtë
Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszloka komentuar për “Super Gol” barazimin 0-0 të arritur në javën e 13-të të “Abissnet Superiore” përballë Laçit.
“Ishim stabël në lojë, por kishim mundësi edhe të humbisnim në këtë lojë, por dhe të fitonim. Dua ti bëj komplimente Laçit, e përdorën mjaft mirë mesfushën, ne nuk arritëm të fitojmë topat e dytë. Pë pjesën e fazës sulmuese, mund të them se kemi marrë mjaft vendime të gabuara”.
“Është një ndeshje futbolli në fund të fundit, ekipi që mund të kishte shënuar golin e parë, mund të kishte fitua ndeshjen. Por mund të them se barazimi është rezultati më i drejtë”.
“Është e vërtetë që na mungoi dinamika e Obinës, sidomos pas Balajt për topin e dytë, por jam në rregull gjithsesi. Nuk jam këtu për të kritikuar lojtarët publikisht. Çdo qenie njerëzore është një krijesë me emocione dhe logjikë. Por logjika dhe emocionet më tregojnë të njëjtën gjë”.
“Në hapësirat e sulmit ne duhet të jemi më të saktë, më agresivë dhe shumë më të uritur për të finalizuar. Kishte raste që nuk i shfrytëzuam, sepse morëm vendime të gabuara përpara”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



