Protesta e sotme u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Pas Kryeministrisë, protesta u zhvendos te sheshi “Skënderbej”.
Një re e dendur gazi lotsjellës mbuloi zonën, pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve.
Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës, autobotëve me ujë me presion dhe hedhjen e molotovëve nga protestuesit, duke e zhvendosur përballjen në disa pika të kryeqytetit.
