Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore, ka informuar se gjatë protestës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 35 të lënduar.
•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)
•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•3 kalimtarë.
Aktualisht, në SUT po marrin trajtim 26 pacientë.
Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.
Në QSUT deri tani janë paraqitur:
•3 efektiv policie
•Një protestues
•Një punonjës sigurie
Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.
Efektivët kanë shoqëruar deri më tani 16 persona. Tubimi nisi në 10:00 sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën me flamuj kuqezi në duar. Pas dy orësh qëndrim në shesh, protestuesit u zhvendosën te Kryeministria, ku nisën edhe aktet e dhunës, ndonëse policia u përcolli mesazhe feste, me makina e skafandra të veshura me motive kuqezi.