Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masat ‘arrest me burg’ për Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin Shkambi, të dyshuar si ekzekutorë të ish policit Frrok Lleshaj, më 4 gusht të 2025-ës në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Gjatë seancës, dy mbrojtësit ligjorë të Pirolit dhe Ymerit kërkuan arrest shtëpie, duke mohuar akuzat për vrasje. Ndërkohë prokuroria e Shkodrës bëri të ditur se në bazë të hetimeve një vjeçare janë kryer veprime të ndryshme, janë administruar dhe analizuar pamjet filmike si edhe janë marrë të dhënat e tabulateve telefonike.