Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore, ka informuar se gjatë protestës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar. Efektivët kanë shoqëruar deri më tani 16 persona.
Tubimi nisi në 10:00 sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën me flamuj kuqezi. Pas dy orësh qëndrim në shesh, protestuesit u zhvendosën te Kryeministria, ku nisën edhe aktet e dhunës, ndonëse policia u përcolli mesazhe feste, me makina e skafandra të veshura me motive kuqezi.
Pas Kryeministrisë, protesta u zhvendos te sheshi “Skënderbej”. Një re e dendur gazi lotsjellës mbuloi zonën, pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve. Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës, autobotëve me ujë me presion dhe hedhjen e molotovëve nga protestuesit, duke e zhvendosur përballjen në disa pika të kryeqytetit.



