Traversa dhe shtylla në Vllaznia-Laçi, skuadrat ndajnë pikën mes tyre Nuk ka fund kriza për Manchester United. Djajtë e Kuq pësuan humbjen e radhës në këtë sezon, këtë radhë nga Brentford. Pavarësisht mbështetjes së publikut në shkallët e Old Trafford, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino u ndëshkua keq nga miqtë, me Brentford që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 4-0.
Në minutat e para, Manchester United u përpoq të bënte diçka me Dalot dhe Maguire, por në minutën e 19, Brentfordi zhbllokoi rezultatin me Ëilson që u gjet saktë nga Damsgaard duke përfituar edhe nga një shpërqendrim i mbrojtësve të Manchester United. Pritej një reagimi i Djajve të Kuq, por që nuk erdhi dhe në minutën e 31, Brentford shënoi edhe golin e dytë, sërish me Ëilson që plotësoi dygolëshin personal duke e çuar rezultatin në 2-0
Në pjesën e dytë Manchester United u përpoq të bënte diçka për ndonjë përmbysje të mundshme, por që nuk ndodhi asgjë. Në fakt në minutën e 81 Brentford shënoi edhe golin e tretë me Ajer, ku edhe këtu pati një përgjumje të prapavijës së Manchester United. Në minutën e 92 erdhi edhe goditja përfundimtare nga Brentford që fiksoi fitoren 4-0 me golin e Schade me Manchester United që mbetet me 8 pikë në vendin e parafundit duke rrezikuar shumë rënien nga kategoria, ndërsa Brentford shkon në 20 pikë.
Top Channel