Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e fundit sa i përket të lënduarve në protestë që janë paraqitur në spital.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, mes tyre 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias dhe 3 kalimtarë. Një prej gazetarëve është shtetase e huaj.


Nga efektivët e policisë, dy janë transferuar për trajtim në QSUT. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës.

Ministria bën me dije se aktualisht në QSUT po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 18:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:

•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)

•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

•3 kalimtarë.

Aktualisht, në QSUT po marrin trajtim 26 pacientë.

Të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.

Në QSUT deri tani janë paraqitur:

•3 efektiv policie

•Një protestues

•Një punonjës sigurie

Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.