Skip to content
28 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E pranoj se ky rezultat ishte i drejtë”, Laszlo pas barazimit të Vllaznisë me Laçin: Armiku im më i madh është…

ShkodraWeb 28 November, 2026
lazslo laci 2026

Trajneri i Vllaznisë, Çaba Laszlo, ka pranuar se barazimi ishte rezultati më i drejtë për ndeshjen e sotme përballë Laçit.

“Është e vërtetë, ishim stabël, por mund ta humbnim ndeshjen apo ta fitonim. Dua t’i bëj komplimente Laçit, sepse përdorën shumë mirë mesfushën. Nuk fituam topin e dytë dhe përpara morëm shumë vendime të gabuara. Në fund, ky është futbolli dhe kushdo që do të shënonte golin e parë sot, mund të fitonte ndeshjen. Duhet të pranoj që, sipas mendimit tim, barazimi është rezultati më i drejtë.

Nuk është vetëm mungesa e Emanuel Obinës, por edhe e Drosit, sepse ai, si numër 6, në çdo ndeshje është lojtari që vrapon më shumë kilometra. Ka raste që nuk shihet, por statistikat nuk gënjejnë dhe, si një lojtar me ato tipare, na jep siguri në mesfushë. Është e vërtetë që na mungoi dinamika e Obinës, sidomos pas Balajt për topin e dytë, por jam në rregull gjithsesi. Nuk jam këtu për të kritikuar lojtarët publikisht. Çdo qenie njerëzore është një krijesë me emocione dhe logjikë. Por logjika dhe emocionet më tregojnë të njëjtën gjë. Në hapësirat e sulmit ne duhet të jemi më të saktë, më agresivë dhe shumë më të uritur për të finalizuar. Kishte raste që nuk i shfrytëzuam, sepse morëm vendime të gabuara përpara.

Kur erdha, kam parë një ekip shumë të brishtë. Duhet të mendoja shumë shpejt në stërvitje që të gjeja një zgjidhje për të mos pësuar gola, sepse çdo gol ndryshon dinamikën e ndeshjes. Edhe nëse kundërshtari është dy gola përpara dhe shënon një, ti ke një avantazh psikologjik. Për këtë arsye, në këtë kohë të shkurtër, jam krenar për djemtë, sepse e kuptojnë logjikën time. E di që aktualisht duhet të provoj të punoj më shumë nga ana e sulmit dhe krijimtarisë. Armiku im më i madh është koha. Ne duhet të luajmë në mesjavë dhe deri më 23 kemi shumë ndeshje. Pastaj kemi 10 ditë pushim dhe më pas nis përsëri kampionati dhe Kupa. Do të na duhet të punojmë në stërvitje pa miqësore. Disa herë më vjen keq për disa lojtarë që janë jashtë dhe nuk mund t’i provoj në miqësore. Kjo është situata dhe më e rëndësishmja është të mos flasim për problemet, por vetëm për zgjidhjet.

Jam krenar për ekipin, sepse ndoshta shumë njerëz mendojnë se nuk ishte rezultati më i mirë ndaj Laçit, por, me respekt për Laçin, ata bënë mjaft mirë. Për nivelin e kampionatit, ishte një ndeshje mjaft e mirë, që mund t’ia tregosh kujtdo”, tha Laszlo për RTSH pas ndeshjes.

Post navigation

Previous: NGA BEN BLUSHI – Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën…

TË FUNDIT

robert ndrenika ben blushi 2026

NGA BEN BLUSHI – Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën…

ShkodraWeb 28 November, 2026
pavaresia me ngjyra 2026

EDITORIAL – Gëzuar 28 Nëntorin atyre që festojnë apo protestojnë, pas pak orëve vjen 29 Nëntori…

ShkodraWeb 28 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026

TË FUNDIT

  • “E pranoj se ky rezultat ishte i drejtë”, Laszlo pas barazimit të Vllaznisë me Laçin: Armiku im më i madh është… 28 November, 2026
  • NGA BEN BLUSHI – Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën… 28 November, 2026
  • EDITORIAL – Gëzuar 28 Nëntorin atyre që festojnë apo protestojnë, pas pak orëve vjen 29 Nëntori… 28 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026… 28 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026… 28 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 28 nëntor 2026… 28 November, 2026
  • OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër 27 November, 2026
  • EMËRIMI – Helidon Bele rikthehet në Degën Doganore në Shkodër, këtë herë si drejtues i saj… 27 November, 2026
  • VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013… 27 November, 2026
  • Kandidojnë një rektore dhe një ish- rektor i UNISHK, KIZ merr kohë për vlerësimin e përmbushjes së kritereve?! 27 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Adem Bekteshi kandidon për rektor të UNISHK, deri tani, përballë Blerta Dragushës 27 November, 2026
  • Gjykata Administrative “rrëzon” Kuvendin, shfuqizohet përjashtimi i Bardhit e Balliut për 60 ditë… 27 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

lazslo laci 2026

“E pranoj se ky rezultat ishte i drejtë”, Laszlo pas barazimit të Vllaznisë me Laçin: Armiku im më i madh është…

ShkodraWeb 28 November, 2026
robert ndrenika ben blushi 2026

NGA BEN BLUSHI – Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën…

ShkodraWeb 28 November, 2026
pavaresia me ngjyra 2026

EDITORIAL – Gëzuar 28 Nëntorin atyre që festojnë apo protestojnë, pas pak orëve vjen 29 Nëntori…

ShkodraWeb 28 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 nëntor 2026…

ShkodraWeb 28 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.