Këtë të shtunë janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 13 të Kategorisë Superiore duke regjistruar rezultate që kanë krijuar një ngjeshje mes skuadrave në dy skajet e klasifikimit.

Teuta mposhti Vorën 3-2, një sukses që i afroi akoma më shumë me Egnatian kryesuese duke e çuar në vetëm 1 pikë diferencën me rrogozhinasit që do të luajnë këtë të dielë me Elbasanin.

Ndërsa në Shkodër, Vllaznia dhe Laçi e mbyllën ndeshjen me barazimin pa gola, një rezultat ky që ka bërë që diferencat mes skuadrave që luajnë për mbijetesën të jenë shumë të ngushta.

Laçi është në vendin e fundit me 12 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Vora dhe Partizani, ndërkohë që edhe vetë Vllaznia edhe pse ndodhet në vendin e gjashtë nuk është shumë e sigurt teksa është në kuotën e 16 pikëve.

 

Top Channel