Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vazhdon prej 9 orësh shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve fill pasi policia tentoi të bllokonte protestën para kryeministrisë.
Pas tubimit përpara Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, ku ndërhyrja e forcave të policisë për shpërndarjen e tyre është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës. Një re e dendur tymi ka mbuluar zonën e sheshit.
Gjatë protestës, policia ka përdorur gjithashtu autobotët me ujë me presion, plumbat e gomës , sprijt të djegës, ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë. Përplasjet janë zhvendosur në disa pika të kryeqytetit, duke shoqëruar me tensione protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Deri tani numërohen 35 të plagosur mes tyre 12 protestues e 6 gazetarë. m.k





