Lajmi i fundit

LIVE/ Gaz lotsjellës, plumba gome, Rama kthen festën e Flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

VIDEO/ Policia qëllon me plumba gome në kokë kamarierin: Isha në vendin e punës, më gjuajtën

19:08, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i ri që po punonte si kamerier në lokalet te zona e Pallatit të Kulturës është qëlluar me plumb gome në kokë nga policia.

Bëhet fjalë për Orgen Hajderin, i cili tregon se në momentin e incidentit ndodhej pranë Operës, te Pallati i Kulturës.

Nga spitali i Traumës ai ka treguar se, ndodhej në vendin e tij të punës kur u qëllua nga policët.

Ai shprehet se nuk i kujton qartë rrethanat e goditjes, por konfirmon se ka pasur gjakderdhje pas plagosjes.

‘Isha te Opera, te Pallati i Kulturës. Kam qenë aty normalisht, po nuk e mbaj mend në detaje goditjen. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka parë. Ka rrjedhë gjak’, rrëfen Orgen Hajderi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco