Të hënën mbyllet shqyrtimi i amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027

Komisioni kuvendor për Financa dhe Buxhet do ta zhvillojë të hënën seancën e fundit të debatit për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027. Kryetarja e Komisionit, Sanja Llukareska, e ka caktuar vazhdimin e mbledhjes në orën 14.

Gjatë diskutimit të zhvilluar sot nuk u miratua asnjë amendament. Për buxhetin e propozuar janë paraqitur gjithsej 400 amendamente, shumica e të cilave janë tërhequr, ndërsa një pjesë e tyre është miratuar.

Të lidhura

None found

Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2027, të ardhurat e përgjithshme pritet të arrijnë në 395,4 miliardë denarë, ose 5,7 për qind më shumë se në vitin 2026. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 440,4 miliardë denarë, që përbën rritje prej 4,8 për qind krahasuar me vitin 2026.

Deficiti buxhetor është përcaktuar në 45 miliardë denarë, shumë kjo që përfaqëson 3,5 për qind të BPV-së dhe është në përputhje me strategjinë fiskale për periudhën 2027–2031.

Për investime kapitale janë ndarë 40,8 miliardë denarë, ndërsa të ardhurat tatimore parashikohen në 223,1 miliardë denarë, me një rritje prej 6,4 për qind.

Për transfertat sociale janë planifikuar 220,8 miliardë denarë, ose 4,1 për qind më shumë. Nga kjo shumë, 123,8 miliardë denarë do të përdoren për pagesën e pensioneve, të cilat parashikohet të rriten me 4,8 për qind në përputhje me harmonizimin ligjor.


Shtuar më 28.11.2026 19:16

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet