Kriza e emigrantëve rëndohet në Kretë, mbi 1,100 mbërritje brenda 24 orësh dhe dy viktima

Kreta dhe ishulli Gavdos janë përballur të shtunën me një fluks të jashtëzakonshëm emigrantësh. Mbi 1,100 persona kanë mbërritur në brigjet greke me dhjetëra mjete lundruese, duke vënë në vështirësi autoritetet vendase.

Ngjarja ka pasur edhe pasoja tragjike. Dy persona u nxorën pa shenja jete nga deti në zonën e Gavdos dhe ndërruan jetë në spital, ndërsa katër të tjerë kanë marrë plagë. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën, pasi dyshohet se mund të ketë ende persona në det.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake tregojnë se vetëm në orët e para të së shtunës u pikasën të paktën 25 varka me emigrantë. Tetëmbëdhjetë prej tyre arritën në brigjet e Iraklios, tre pranë Ierapetrës dhe katër në pjesën jugore të Haniasë.

Gjatë tetë operacioneve të shpëtimit, dy prej të cilave u zhvilluan në mëngjes, janë nxjerrë nga deti 320 persona. Në Kaloi Limenes janë identifikuar rreth 940 emigrantë, ndërsa të paktën 150 të tjerë kanë mbërritur në breg me forcat e tyre.

Mes personave të ardhur ndodhen gra, fëmijë, foshnja dhe dy gra shtatzëna. Ndërkohë, autoritetet po kontrollojnë edhe raportimet për dy varka të tjera në jug të Ierapetrës, ku numri i njerëzve në bord mbetet ende i paqartë.

Operacionet janë mbështetur nga Roja Bregdetare greke dhe agjencia europiane Frontex.

Presioni më i madh po ndihet në portin e Iraklios, ku mbi 1,000 persona pritet të vendosen në një ish-magazinë frigoriferike. Në të kaluarën, ky ambient ka strehuar nga 500 deri në 700 emigrantë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri të shkojë deri në 1,500.

Efektivët e Rojës Bregdetare kanë paralajmëruar se godina nuk ofron kushtet e nevojshme për të akomoduar një numër kaq të lartë njerëzish dhe se aty mungojnë edhe kriteret minimale të strehimit.

Situata pritet të vështirësohet edhe më tej për shkak të kushteve atmosferike. Duke nisur nga mbrëmja e së dielës parashikohen reshje të dendura dhe rënie temperaturash, ndërsa gjatë së hënës moti pritet të përkeqësohet.

Mungesa e ambienteve të mbyllura mund të detyrojë qindra emigrantë të qëndrojnë të pambrojtur ndaj shiut dhe temperaturave të ulëta, duke rënduar krizën humanitare në ishullin grek.


Shtuar më 28.11.2026 19:22

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet