Butrinti luan nesër në Sarandë ndaj Këlcyrës, Delvina pushim
Butrinti do të përballet këtë të diel, më 29 nëntor, me Këlcyrën në stadiumin “Andon Lapa” në Sarandë, në kuadër të kampionatit të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Takimi do të zhvillohet në orën 13:00. Ndeshja, e programuar fillimisht për t’u luajtur në Këlcyrë, është zhvendosur në Sarandë për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Vendimi është marrë në dakordësi mes dy klubeve, ndërsa përballja e fazës së dytë të kampionatit do të zhvillohet në Këlcyrë.
Butrinti renditet aktualisht në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Këlcyra ndodhet në vendin e parafundit me 3 pikë.
Përballja e së dielës është një mundësi për saranditët që të afrohen me kreun e renditjes, ndërkohë që dy ekipet kryesuese, Luftëtari dhe Bylis B, do të përballen mes tyre.
Delvina, e cila renditet në vendin e nëntë me 5 pikë, këtë javë do të jetë pushim.
Renditja e Kategorisë së Dytë – Grupi B
| Nr. | Ekipi | Ndeshje | Pikë |
|---|---|---|---|
| 1 | Bylis B | 7 | 19 |
| 2 | AF Luftëtari | 7 | 19 |
| 3 | Maliqi | 7 | 16 |
| 4 | Butrinti | 8 | 15 |
| 5 | Apolonia | 7 | 10 |
| 6 | Tomori | 7 | 10 |
| 7 | Devolli | 8 | 8 |
| 8 | Albpetrol | 8 | 7 |
| 9 | Delvina | 7 | 5 |
| 10 | Këlcyra | 7 | 3 |
| 11 | Memaliaj | 7 | 3 |
Tifozët saranditë do të kenë mundësinë të mbështesin skuadrën e tyre nga shkallët e stadiumit “Andon Lapa”, në përpjekjen për të siguruar tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e kampionatit. Saranda Web