Lajmi i fundit

LIVE/ Gaz lotsjellës, plumba gome, Rama kthen festën e Flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

Skandal në protestë, policia hedh gaz lotsjellës nga toka dhe ajri, sulmon qytetarët me dronë

18:54, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në shkelje të çdo protokolli, policia hodhi gaz lotsjellës nga toka e ajri, duke mbytur në gaz sheshin e protestës.  Policia sulmoi  me dron nga ajri duke hedhur rreth 16 bombula gazi lotjellës në 4 kënde të protestës, çka solli helmimin masiv të qytetarëve. Sërish u përdorën edhe tarracat e institucioneve për të hedhur bombola gazi ndaj qytetetarëve protestues. Disa prej të rinjve arritën të rrëzojnë dronët e policisë së shetit duke i asgjësuar ato për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

Syri TV

Protestat e 28 nëntorit, që bëri bashkë mijëra shqiptarë e diasporën për të protestuar kundër qeverisë, shënoi edhe  disa prej skandaleve më të paprecendenta me protoganiste policinë e shtetit. 

Uniformat blu sulmuan nga ajri me gaz lotjellës protetuesit në shkelje të çdo protokolli, duke përdorur dronë nga ajri.

Rreth 16 bombula gazi hidheshin në fraksion sekondi përmes këtyre dronëve nga ajri në të  katërta anët e sheshit, ku kishte qytetare, duke mbytur me gaz  qytetarët dhe sjellë helmimin masiv të tyre.

Nuk u mjaftuan vetëm me bombula gazi përmes dronëve, por policia përdori edhe tarracat e institucioneve publike, për të goditur me gaz lotsjellës nga larg protestuesit, një procedurë që nuk çon vetëm në intoksimin e tyre, por rrezikon plagosjen me bombolat e hedhura në atë disancë.

Të rinjtë protestues arritën të rrëzojnë disa nga dronët e përdorura nga policia për të hedhur  gazin lotsjellës, duke i asgësuar më pas për ti nxjerrë jashtë funksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco