“Anulohet shfaqja në Teatrin e Kukullave”, Gonxhja: Protestuesit hodhën molotov në godinë
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për zhvillimet gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke njoftuar anulimin e shfaqjes së planifikuar në Teatrin e Kukullave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se shfaqja “Mbreti Luan”, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 18:00, nuk u zhvillua, megjithëse të gjitha biletat ishin shitur. Sipas ministrit, shkak për anulimin u bë dhuna, pasi protestuesit goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.
Reagimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhja
“Sot, më 28 Nëntor në orën 18:00, Teatri i Kukullave duhej të hapte perden për “Mbretin Luan”. Të gjitha biletat ishin shitur, por pas dhunës së sotme, shfaqja e mbrëmjes u anullua sepse protestues të papërgjegjshëm goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.
NDALONI luftën me mullinjtë e erës, STOP djegies dhe shkatërrimit të Teatrit të Kukullave! Fëmijët aty ndjekin shfaqjet e tyre të dashura. BOLL trauma u janë shkaktuar, mos i lini pa skenën e tyre artistike, mos ua anulloni festat, planet, JETËN!
E drejta për të protestuar paqësisht garantohet, ndërsa dhuna e verbër ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim të qartë nga gjithësecili. Lutja e tyre më prekëse! “, shkruan ministri.
Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit në rrugët përreth sheshit “Skënderbej”
Policët ndjekin protestuesit deri në librari, gruaja u del përpara dhe nuk i lejon të hyjnë brenda (VIDEO)
Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie
- 19:09 Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit në rrugët përreth sheshit “Skënderbej”
- 18:32 Policët ndjekin protestuesit deri në librari, gruaja u del përpara dhe nuk i lejon të hyjnë brenda (VIDEO)
- 18:27 Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie
- 17:51 Ish-klubi i Armando Brojës uron shqiptarët për Pavarësinë
- 17:22 Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica
- 17:13 Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës nga dronët në drejtim të protestuesve