Real Madrid “marroset” pas yllit të Man. City, vetëm se kushton 150 milionë euro

28 Nëntor 2026
19:38
Telesport
back button

Manchester City do të tentojë gjatë verës së ardhshme transferimin e mundshëm të Rayan Cherki, duke shpresuar në një dënim të rëndë të Man. City, gjë që padyshim do ta lehtësonte operacionin e ardhjes në “Bernabeu” të yllit francez.

Mesfushori me tipare sulmuese ka kontribuar këtë sezon me 5 gola dhe 2 asiste deri tani, duke qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për City-n. Francezi pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe drejtuesit e Real Madridit, të cilët mesa duket janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë e radhës në merkato.

Cherki është nën kontratë me Man. City-n deri në qershor të vitit 2030 dhe ka një vlerë në treg jo më pak se 150 milionë euro. Shpresa e vetme e Real Madridit për të ulur këtë shifër është vetëm një dënim i mundshëm i Man. City për akuzat e shpallur fajtor nga Premier League.

Përveç “Los Blancos”, për Cherki-n ka interes konkret edhe nga klubet e tjera të mëdha si Bayern Munich e sidomos PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit