Ditë plot atmosferë patriotike! Me rastin e Festave të Nëntorit, disa nga artistët më të njohur shqiptarë, kanë uruar dëgjuesit besnikë të Top Albania Radios 28 dhe 29 Nëntorin…
Nëpërmjet emisionit “Lancio”, dua të përshëndes të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radios, Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin! Festat e krenarisë, lirisë dhe identitetit tonë kombëtar! Kudo ku ndodhet një shqiptar, le t’i rrahë zemra kuqezi me të njëjtin mall, dashuri dhe krenari për Shqipërinë! Uroj që flamuri ynë të valëvitet gjithnjë i lirë dhe të jemi të bashkuar në vlera, në shpirt, në dashuri për atdheun! Gëzuar Festat e Nëntorit për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë trojeve tona! Përqafime nga Rozana Radi!